Kuvendi i Kosoves

Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 4 gusht

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga kryekuvendari, Kadri Veseli, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën përcaktoi rendin e ditës për seancën plenare të Kuvendit, e cila do të mbahet më 4 gusht. Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë, deputetët do të shqyrtojnë Projektligjin për performancën energjetike në ndërtesa dhe atë për mbrojtjen e fëmijës. Ndërkaq, për herë të dytë, do të shqyrtohet Projektligji për kundërvajtje. Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi dhe pas diskutimeve, miratoi kërkesën e Grupit të deputetëve të Kuvendit për organizimin e një debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi. Kjo tryezë do të mbahet më 3 gusht, në mjediset e Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …