Brickos

Veseli

Kadri Veseli: Kemi vendosur që në të gjitha strukturat e PDK-së, përfaqësimi i grave të jetë 40%

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar në konferencë për media vendimet e fundit të Kryesisë së PDK-së, për fuqizimin e rolit të gruas dhe vazhdimin e fuqizimit të partisë me kuadro të reja. “Kemi vendosur që në të gjitha strukturat e PDK-së, përfaqësimi i grave të jetë 40%. Kjo është kuotë minimale e cila do të avancohet me rritjen e numrit të grave në vendimmarrje”, tha Veseli i cili premtoi se në zgjedhjet e ardhshme lokale, gratë do të marrin rol edhe më të madh.  Ai tha se PDK tashmë e ka dhënë dëshminë për fuqizimin e grave, ku një javë më parë ka emëruar Dhurata Hoxhën, ministre të Drejtësisë. Pastaj, kryetari Veseli, ka prezantuar nënkryetarin e ri të PDK-së, Uran Ismailin, për të cilin tha se ka dëshmuar që nga viti 2007 se ka potencial, veçanërisht në kuadër të organizimit partiak që nga seksioni, nëndega, dega dhe strukturat e larta.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …