leoni

Valdete Daka

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, është arsyetuar lidhur me certifikimin e deputetit nga pakicat, Etem Arifi

Kryetarja e Këshillit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është arsyetuar lidhur me certifikimin e deputetit nga radhët e komunitetit pakicë, Etem Arifi, në seancën publike që u mbajt nga Gjykata Kushtetuese. Pasi kryetari i Legjislacionit të Kuvendit, Shkëmb Manaj, ka potencuar se KQZ-ja nuk i ka nxjerrë ndonjë problem lidhur me deputetin Arifi,  Valdete Daka ka sqaruar ligjërisht procedurat e certifikimit të deputetëve. “Subjektet politike që kanë aplikuar duhet dorëzuar nga kryesuesi i partisë formularin e certifikimit të kandidatit, si dhe atë financiar. Secili e konfirmon që ai i përmbush të gjitha kriteret për ta mbajtur një post, që nuk ia ndërpret veprimtarinë atij më tej. Zyra për certifikim më 6 shtator 2019 ka marrë kërkesën e Partisë së Ashkalinjve për Integrim, ku kandidat për deputet ishte Etem Arifi. Ai ka ofruar një formular, ku kandidati deklaron se kandidatura e tij është në përputhje të plotë me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …