Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka takohet me zëvendësshefin e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE, Marian Gabriel

Valdete Daka pret në takim zëvendësshefin e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE, Marian Gabriel

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim zëvendësshefin e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Marian Gabriel. Kryetarja Daka falënderoi Bashkimin Evropian për interesimin e shprehur për të përcjellur procesin e zgjedhjeve në vendin tonë duke theksuar se vëzhgimi i zgjedhjeve, për KQZ-në, është i rëndësisë së veçantë pasi në këtë mënyrë rritet besueshmëria në procesin zgjedhor, por edhe gjetjet e vëzhguesve shërbejnë për përmirësimin e proceseve të ardhshme. Daka përsëriti faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që suksesshëm të organizojë ditën e zgjedhjeve, pavarësisht kohës së shkurtër që ishte në dispozicion të KQZ-së për të bërë përgatitjet. Ndërkaq, zëvendës shefi i Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE, Marian Gabriel tregoi se ky mision ka mbuluar procesin e përgatitjet së zgjedhjeve, votimin dhe numërimin. Ai njoftoi kryetaren e KQZ-së se Misioni i Ekpsertëve të Zgjedhjeve do të përgatisin një raport për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …