Kryetarja, Vjosa Osmani dhe ambasadori Hovenier, kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë

Kryetarja, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në fushën e sigurisë dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Gjatë takimit, ata trajtuan gjithashtu procesin e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare, duke theksuar rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm. Diskutimet përfshinë edhe thellimin e mëtejshëm të raporteve bilaterale dhe koordinimin e rregullt për çështje të interesit kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …