Kryeziu: Zgjedhja e Thaçit president, shmang krizën e re politike

Ish-nënkryetari i Lidhjes
Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu ka vlerësuar se është në interes të LDK-së
dhe partive opozitare që të votojnë Hashim Thaçin për kryetar të Republikës. Në
një intervistë për të përditshmen ‘Epoka e Re’, ai ka tërhequr vërejtjen se në
rast se kjo nuk ndodh, atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij, asnjëra parti nuk është e interesuar të shkojë në zgjedhje, sepse
nuk janë të sigurta nëse fitojnë shumë. “Duke e parë këtë, mendoj se interesi i
tyre është ta votojnë çështjen e presidentit”, ka thënë Kryeziu. Ai ka shtuar
se respektimi i marrëveshjes midis PDK-së dhe LDK-së do ta shmangë vendin nga
një krizë e re politike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …