Kryqëzori rus vendoset në detin e Sirisë

Anija e madhe luftarake ruse është vendosur afër brigjeve të detit të Sirisë, që tregon se Kremlini po e zgjeron me shpejtësi teknikën e luftës jo vetëm kundër Sirisë e Shtetit Islamik por edhe kundër Turqisë, e cila tri ditë më parë kishte rrëzuar një aeroplan  luftarak të Rusisë.

Kryqëzori i Armatës ruse i pajisur me raketa antitank, dhe raketa kundër nëndetëseve , tashmë është pozicionuar në krahinë e Latakisë në Siri, me qëllim për të mbrojtur avionët e Rusisë, që po bombardojnë Sirinë, në mbrojtje të regjimit gjakatar të Assadit.

Kjo anije peshon 11.500 tonë  dhe është e lartë 186 metra. Ky kryqëzor mund të kryejë veprime luftarake mbi tërë territorin e Latakisë dhe të Turqisë jugore.  Anija është vendosur me qëllim për të mbrojtur me sistem raketor avionët rusë gjatë bombardimeve mbi pozicionet e kryengritësve në Siri. Raketat e këtij kryqëzori mund të godasin deri në 400 kilometra largësi. ( RKL- Burimi-Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …