Fondi i Kursimeve Pensionale njofton kontribuesit që nuk kanë aplikuar ende për tërheqjen e 10% se mund të aplikojnë deri më 6 prill

Kthimi bruto në gjysmën e parë të vitit 2026 të Fondit të Kursimeve Pensionale ka arritur në 312 milion euro

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka shënuar rezultat historik në performancën e investimeve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave të fundit, kthimi bruto nga investimet për periudhën 1 janar – 30 qershor 2026 ka arritur në rreth 312 milionë euro, duke shënuar nivelin më të lartë të kthimit të realizuar ndonjëherë nga FKPK-ja brenda një periudhe gjashtëmujore.

Ky rezultat i shtohet performancës së viteve të fundit, ku vetëm gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025 kthimet bruto nga investimet kanë arritur në rreth 644 milionë euro.

Në total, për periudhën nga 1 janari 2023 deri më 30 qershor 2026, FKPK-ja ka akumuluar rreth 956 milionë euro kthim bruto nga investimet, duke reflektuar një periudhë me rezultate të rëndësishme në menaxhimin e mjeteve pensionale.

Rezultatet e publikuara tregojnë një rritje të vazhdueshme të performancës së investimeve të fondit dhe një ndikim pozitiv në vlerën e kursimeve pensionale të kontribuuesve.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tani që është përjashtuar nga bisedimet me Serbinë, hedh shkelma

Tahiri: Vetëm pajtimi politik për krijimin e institucioneve mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar se vendi ndodhet në një situatë të rëndë …