Policisa

Kufizimi i qarkullimit nuk do të vlejë për personat e angazhuar zyrtarisht në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se u mor vendimi për plotësim-ndryshimin e pikës së 15-të të vendimit të datës 24 shtator për masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër pandemisë. Sipas vendimit të djeshëm, kufizimi i qarkullimit nuk do të vlejë për personat e angazhuar zyrtarisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga ora 22:00 e datës 16 tetor 2021 deri në ora 5:00 të datës 18 tetor 2021. Këtu përfshihen anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e procesit zgjedhor. Ky vendim është marrë me qëllim që t’u mundësohet kryerja e detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim të Qeverisë

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …