Gjykata Speciale

Kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqi do të dëshmojnë 71 dëshmitarë të mbrojtur

Avokati i Hashim Thaçit, Dejvid Huper ka bërë të ditur se 71 dëshmitarë të mbrojtur pritet të japin dëshmitë e tyre në Gjykatën Speciale në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqi. Të gjithë këtyre personave gjykata ua ka vendosur statusin “i mbrojtur” dhe dëshmitë e tyre nuk do të shfaqen për publikun njëlloj sikur nuk do të shfaqet as  identiteti i tyre. Këtë akt e ka  kundërshtuar ashpër mbrojtja e Hashim Thaçit, avokati David Huper. Ai në ankesën e tij  ka thënë se Gjyqtari i procedurës paraprake nuk i ka vlerësuar rrethanat individualisht për secilin dëshmitar, por që vendimin e ka marrë në formë të përgjithësuar. “Mbrojtja e zotit Thaçi konsideron se Gjyqtari i Procedurës Paraprake nuk ka vendosur për secilin dëshmitar dhe lidhjen specifike mes pretendimeve të rrezikut dhe mbrojtjes, por është mbështetur në “frikën subjektive të përgjithësuar në deklarata të pabazuara”, thuhet në argumentimin e avokatit Huper. Ky argument është kundërshtuar nga zyra e Prokurorit të Specializuar. Avokati Huper thotë se gjyqtari paraprak nuk ka marrë për bazë parimin e proporcionalitetit për masat mbrojtëse për dëshmitarët, dhe në këtë formë ka ndikuar ndjeshëm në aftësinë e mbrojtjes për të hetuar në mënyrë efektive dhe efikase provat në gjyq.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kujton se çdo masë mbrojtëse duhet të jetë proporcionale në funksion të paragjykimit të shkaktuar ndaj të Akuzuarit dhe një gjykimi të drejtë. Mbrojtja e Thaçit duket se merr në konsideratë analizën e gjyqtarit të procedurës paraprake në lidhje me vetëm gjashtë dëshmitarë identitetet e të cilëve u kërkuan të zbuloheshin 30 ditë para dëshmive të tyre përkatëse”, thuhet në dokumentin e lëshuar nga Gjykata.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …