Kundër përgjigje indirekte ndaj vendimit të Ilir Metës për të shfuqizuar 30 qershorin

Kundër përgjigje indirekte ndaj vendimit të Ilir Metës për të shfuqizuar 30 qershorin

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrim nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky vendim i Kolegjit lexohet si përgjigje indirekte kundër vendimit të Ilir Metës për të shfuqizuar 30 qershorin. Partia e drejtuar nga Idajet Beqiri kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet dhe heqjen nga lista e votimit bazuar në dekretin e Metës, por Kolegji Zgjedhor nuk e pranoi si kërkesë, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Vendimi u mor nga Artur Malaj, Shkëlqim Mustafa, Ridvan Hado, Tomorr Shkreli dhe Lindita Sinanaj. Gjatë seancës, Idajet Beqiri shpjegoi edhe arsyet e padisë së tij. Ai theksoi se është kapur në befasi nga vendimi i presidentit për të shfuqizuar 30 qershorin, pasi ishte i bindur se zgjedhjet do zhvilloheshin. Gjithsesi, Beqiri theksoi se i është drejtuar me padi Kolegjit pasi KQZ refuzoi ta çregjistronte. Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, Beqiri tha: “Ne nuk kishim pse të venim në Gjykatën Kushtetuese sepse për këtë problem e kishte dhënë verdiktin e saj, atëherë nuk na ngelte veprim tjetër veçse të kërkonim të tërhiqeshim nga zgjedhjet. Ne duam të mos marrim pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe PUK të hiqet nga fletët e votimit.” “Kolegji Zgjedhor duhet ta zgjidhë këtë ngërç, KQZ nuk na ç’regjistroi , si shkak sjellim edhe botimin në Fletoren Zyrtare (të dekretit të presidentit). Ndaj kërkoj që këtë ngërç ta zgjidhni ju”, u shpreh kreu i PUK.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …