Kur Sauli, Jadranko bëhet Pauli, Adriatik

Kur Sauli, Jadranko bëhet Pauli, Adriatik

Historia e Saulit i cili metamorfizohet në Paul (Pal)është histori e Biblës, në kohën e ndjekjes dhe viktimizimit të krishterëve të parë…

E tillë në një segment, edhe pse shumë e vockël dhe e mjerë, po të krahasohet me dimensionin e vërtetë, është metamorfoza sa për sy e faqe e Adriatik Kelmendit, i cili një vit më parë brohoriste deri në qiell se po vjen epoka e Gjykatës Speciale, se po ndihen dridhjet e tërmetit, që do të sjellë specialja, se përfundoi  “Epoka e UÇK-së dhe e Adem Jasharit” e tani po vjen “Epoka e Speciales dhe e Dik Martit”.

Tani si për çudi, djali i F. Kelmendit, prokurorit  të njohur të regjimit të Titos e të Rankoviqit, i cili kishte dënuar me burg edhe vëllezërit e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, gazetari i Kohës së Veton e Flaka Surroit, ka ndërruar faqen, natyrisht sa për sy e faqe dhe jo nga frika, por nga “parimi” se vërtetë i duket se kjo Specialja po e tepron me ftesa dhe nuk po ndalet. Madje ka një vërejtje pse nuk po marrin ftesa edhe serbët, të cilët sipas tij kanë vrarë 8.000 shqiptarë ( dhe jo 12 mijë sa është numri real) po ashtu paskan vrarë edhe 2500, ushtarë të “uçkës”.

Në fund, Adriatiku, si parimor dhe i paanshëm që ka qenë dhe është, kërkon që “çdo krim duhet gjykuar, mirëpo kërkon që drejtësi duhet të ketë për të gjithë”, jo për ata që kanë vrarë ushtarë të UÇK-së, (sepse këtë nuk e kërkojmë as ne vetë) por për viktimat, për të masakruarit, sepse sipas bindjes së tij edhe Adem Jashari dhe jasharët janë masakruar nga regjimi serb, andaj kërkon që mundësisht të marrë ndonjë ftesë  edhe ndonjë serb  i dyshuar  për këto masakra.

Se cili ka qenë qëndrimi dhe është aktualisht,  edhe pas 22 viteve, i Kohës ditore dhe i gazetarëve të saj për luftën e UÇK-së, dihet dhe nuk ka nevojë të komentohet, sepse po të lëshohet qoftë edhe një pordhe e vetme madje edhe në Kinë dhe kinezisht është Koha Ditore  e para që e përkthen dhe e boton, ashtu sikur përkthen e boton çdo sharje e fyerje që vjen nga Serbia kundër shqiptarëve. Edhe kjo dihet sepse kjo është gazetari që promovojnë biri dhe bija e ambasadorit të Titos, të cilëve nuk iu ka munguar asnjë qime floku nga regjimi i Miloeshvit, por edhe ato që u qime që  kanë rënë më vonë, tani po mbjellin në kokat tullace për t’ u dukur më të rinj, sipas stilit të Berlusconit, sidomos tani kur Albin Kurti, mund ta mëshirojë dhe ta bëjnë ministër apo këshilltar të vetin ndonjërin nga këta.

Por një gjë tjetër është që shkakton huti dhe konfuzion te liribërësit dhe liridashësit e Kosovës?

Duke e ditur mirë qëndrimin kundër UÇK-së që nga themelimi të Kohës Ditore,  KTV-së e tërë Kompanisë “Koha”, si kanë faqe e fytyrë të pranojnë të “merren në pyetje” ( në intervistë) krerët më të lartë të luftës pikërisht nga ky Adriatik Kelmendi, ( apo sa sa se pandurë buzhalë, pandurica, xharrica) të cilët i  fyejnë  dhe e përbuzin  ata paraprakisht,  por ata, në rastin konkret, Adriatik Kelmendit “ia falin të gjitha, sepse është i aftë biri i botës, nuk është si ata “gazetarët primitivë” të Kosovës së Lirë e të Kosovapresit. Kështu logjikon, Kadri  Vaseli, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Albin Kurti e sa e sa të tjerë. Tani kujtohen të thonë se Gjykata Speciale është formuar kundër UÇK-së, ndërsa tetë vjet më parë, kur unë për herë të parë kisha vënë në përdorim këtë  sintagmë, ata më quanin taleban, primitivc, hoxhë, më vonë isis, myslimc, pastaj enverist, po kurë me emrin e vërtetë, Ahmet Qeriqi.

Ja cili është kapaciteti i tyre i të menduarit logjik, i të vepruarit, i të nënshtruarit,  i servilit dhe i bukëshkelësit.

Kjo është arsyeja që ata nuk pranojnë “të hetohen” nga këto dy mediumet e vetme të luftës në Kosovë, por me plot përulësi, elozhe, duke u ndrydhur e duke u pispillosur ulën para djalit të F. Kelmendit, dhe përgjigjen, me aq sa kanë kapacitet trunor,  herë duke iu bishtëruar pyetjeve, herë duke u përgjigjur kuturu dhe duke lëshuar gabime, jo vetëm të të shprehurit gjuhësor  dhe pastaj bëhen objekt i  talljes dhe i vetë-talljes para opinionit.

Sauli, Jadranko po e luan mjaft mirë rolin e Paulit, Adriatik. Të tillëve, dua të them rodit të tillë,  u rri në ballë për mrekulli ajo thëna filozofike, popullore, “haja qenit, pija qenit, tash i bimë karadyzenit“, e shpjeguar për mrekulli nga filozofi shqiptar, Kristë Maloki, qysh në vitin 1937. ( A. Q.)

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …