leoni

Kurt Bassuener: Mesazhi që Amerika po i dërgon Serbisë, duke i shitur raketa Kosovës, tregon ftohje të marrëdhënieve

Mesazhi që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Serbi, duke paralajmëruar shitjen e raketave kundërtanke në Kosovë, është se Beogradi zyrtar nuk konsiderohet partner i besueshëm, tha Kurt Bassuener, hulumtues i latë në Këshillin për Demokratizim të Politikave me seli në Berlin. Amerika ja njoftoi më 11 janar se ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 sistemeve kundërajrore  që prodhohen në SHBA. Departamenti amerikan i Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se blerja e tyre do t’i kushtojë Kosovës 75 milionë dollarë. Tani kjo çështje është dërguar në Kongresin amerikan për miratim. Ndërkohë Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar lajmin si zhgënjim të madh. Bassuener tha se beson se kjo lëvizje ende nuk shfaq një ndryshim të politikës së Perëndimit ndaj Vuçiqit, por është tregues se ndryshimi i politikës mund të shqyrtohet, tha Bassuener, për Radion Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …