Zeka: Shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Adriatik do ta bëjë Kosovën nyje lidhëse me shtetet e Ballkanit

Arian Zeka: Sanksionet e vendosura nga BE-ja po e dëmtojnë Kosovën nga aspekti monetar dhe anëtarësimin nëpër organizata

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë,  Arian Zeka, tha se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian përveç që janë duke e dëmtuar Kosovën nga aspekti monetar, po e dëmtojnë vendin edhe në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Ai tha se masat e BE-së janë duke ndikuar në reputacionin e vendit marr parasysh që Kosova është një vend i ri i cili është duke kërkuar njohje nga vendet e tjera dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, dhe këto masa sipas tij, janë duke i shkaktuar pasoja vendit në këtë aspekt. Përtej aspektit monetar, përtej humbjeve që Kosova ka nga mos përfitimi i asistencës se BE-së, qoftë asistencës direkte monetare apo edhe asaj që ofrohet në formë teknike, ndikimi me negativ i këtyre masave është te imazhi i vendit, te reputacioni i tij. Një shtet i ri i cili është në kërkim të njohjeve të reja edhe nga shtetet individuale anë e mbanë botës, po të njëjtën kohë përpiqet që të siguroj anëtarësim në organizata të tjera ndërkombëtare, pa shmangshëm se ballafaqohet me pasoj momentin kur dikush kupton që Kosova po i nënshtrohet masave të cilat vijnë nga BE-ja”, tha Zeka. (EO)

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …