Kurti

Albin Kurti: Beteja Kosharës është një prej momenteve më të lavdishme të luftës për çlirim e bashkim kombëtar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në 20 vjetorin e Betejës së Kosharës, ka thënë se ajo ishte një prej momenteve më të lavdishme të luftës së shqiptarëve për çlirim e bashkim kombëtar. Kurti, ka thënë se mijëra shqiptarë morën pjesë në atë betejë, e mbi 100 prej tyre ranë dëshmorë. Si pjesëmarrësit, ashtu edhe dëshmorët që dhanë jetën për liri, ishin shqiptarë nga të gjitha trevat, shumë prej tyre edhe nga mërgata. “Luftën çlirimtare e përkrahu Shqipëria, NATO, e vende të rëndësishme mike. Ato prisnin nga ne të realizonim misionin tonë historik”, ka shkruar Kurti. Megjithatë, sipas tij, është për të ardhur keq se 20 vite më vonë ai kufi, të cilin e rrëzoi Agim Ramadani me shokë, vazhdon të jetë temë mashtrimi nga qeveritarë të Tiranës e Prishtinës të cilët premtojnë se do ta heqin, por gjithnjë e harrojnë premtimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …