Rama thotë se nuk do të këtë Shengen shqiptar pa Shengenin ballkanik, kurse Kurti dëshiron makro Shengenin shqiptar

Kurti dhe Rama kanë folur për çështjet e politikave qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e në Shqipëri

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka folur lidhur  me takimin që kryeministri i Kosovës.  Albin Kurti, e ka zhvilluar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai tha se dy kryeministrat  Kurti dhe Rama kanë biseduar për një sërë çështjesh, me theks të veçantë për sfidat energjetike. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë Korporata Energjetike e Kosovës me Korporatën Energjetike të Shqipërisë, tha Përparim  Kryeziu.  Ndërkohë Top Channel bën të ditur se në takimin prej  120 minuta me vetëm tre protagonistë, kryeministrat Rama e Kurti bashkë me Bislimin, mësohet se është folur për dialogun Prishtinë-Beograd dhe sulmet kibernetike në Shqipëri dhe së fundmi edhe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …