Kurti: KFOR-i ka kërkuar pak kohë për heqjen e barrikadave dhe ne po presim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë biseduar me KFOR-in për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës ku bandat serbe kanë bllokuar disa rrugë me barrikada. Ai ka thënë se KFOR-i ka kërkuar pak kohë për debllokimin e rrugëve dhe se institucionet e Kosovës janë duke pritur. “Nëse pritja jonë për KFOR’in është zbutje, le të quhet zbutje. Por për të mirën e përgjithshme, besoj që megjithatë jemi duke e zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme. Ne i bëjmë edhe njëherë thirrje KFOR’it që ta garantojë lirinë e lëvizjes. KFOR’i në Kosovë është për një ambient të qetë dhe të sigurtë, i cili nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim. Bllokimi i lëvizjes, bllokimi i rrugëve publike me automjete të rënda për të penguar lirinë e lëvizjes, nga banda kriminale që qëllojnë mbi Policinë tonë e mbi policinë e EULEX’it, jo vetëm që është i papranueshëm, por duhet edhe të jetë i papërsëritshëm kurdoherë në të ardhmen. Andaj ne po presim” ka theksuar kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …