Kurti

Kurti: Kosova praktikisht nuk po funksionion, Thaçi e ka hedhur në gjyq edhe kryeministrin edhe Kuvendin

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare,  dhe dështimin e diplomacisë në këtë proces. Duke folur për presidentin Thaçi, Kurti ka thënë se i njëjti po tenton që ta shmang Kuvendin në arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Sipas tij, kjo paraqet tendencë grushtshteti ndaj Kosovës. “Kosova praktikisht nuk po funksionion. Presidenti e ka hedhur në gjyq edhe kryeministrin edhe Kuvendin. E ka pyetur Kushtetuesen se a mund të nënshkuajë marrëveshje ndërkombëtare dhe në anën tjetër të anashkalojë Kuvendin. Kjo paraqet intencë për grushtshtet ndaj Kosovës”, ka thënë ai. Kurti foli edhe për dështimet e diplomacisë kosovare në anëtarësimin në INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare. Lideri i VV-së foli edhe për fondet e shpenzuara për lobim. “Qysh moti na kanë premtuar njohje nga Serbia dhe anëtarësim e askund s’jemi. Kjo nuk ka ndodhur, sepse politika e jashtme është edhe politikë e brendshme. Miliona janë dhënë për lobim e për anëtarësim në  Organizata Ndërkombëtare, ndërkaq që pagat janë shumë të ulëta. Përfaqësuesit e politikës së jashtëm janë pa dije. Ata lobojnë si t’ua dojë mendja. Nuk mund të lobosh me qasjë biznesmeni për INTERPOL”, ka thënë ai. Kujtojmë, se Kosova dështoi përsëri të bëhet pjesë e INTERPOL –it. Për këtë, institucionet e Kosovës po fajësojnë Serbinë, ndaj së cilës si masë reciprociteti është rritur masa e importit deri në 100 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …