Kurti: Me qeverisjen tonë me shtetin e së drejtës hajnat do të gjykohen, do të dënohen edhe në shoqëri, kudo që janë

Kurti: Me qeverisjen tonë me shtetin e së drejtës hajnat do të gjykohen, do të dënohen edhe në shoqëri, kudo që janë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se me fitoren e partisë së tij hapet një kapitull i ri për vendin, fitore të cilën ai e ka quajtur më shumë si të popullit se sa të partisë. Ai tha se më Vetëvendosjen në qeveri, nuk do të ketë vend për hajna dhe këta të fundit tashmë do të hetohen e gjykohen dhe se i pret jetë e vështirë deri në humbjen e lirisë. Me qeverisjen tonë nuk ka më hajna në qeveri, nuk ka më hajna në institucione, por me shtetin e së drejtës hajnat do të luftohen, hetohen, gjykohen, dënohen edhe në shoqëri, kudo që janë. Jeta e ndershme do të jetë e kollajshme, jeta e kriminelëve do të jetë vështirë deri në humbjen e lirisë. Kurti falënderoi edhe kandidatët e tjerë për kryeministra, e në veçanti pati fjalë të mira për kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmanin, për të cilin tha se ka inspiruar shumë femra që të jenë të angazhuara në politikë. Ai tha se me Osmanin synon që të bashkëpunojë edhe në qeveri, pasi ndryshimi i vërtetë do të ndodhë kur në qeverisje të vijë opozita e djeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …