Nuk duhet ta lejojmë Jugosllavinë e Katërt shprehet kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Kurti në Tiranë thotë se Republika e Shqipërisë nuk është për shkëmbim territorial në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit të djeshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama është shprehur optimist për një bashkëpunim më të madh dhe të thellë mes dy shteteve. Teksa ka theksuar se Shqipëria është kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti i cili po qëndron në Samitin e Paqes i Evropës Juglindore, i cili po mbahen në Tiranë, para gazetarëve foli edhe për shumë çështje të tjera, derisa tha se janë duke punuar për harmonizim të programeve me LDK-në për qeverisjen e ardhshme. Për raportet me Ramën, ai tha se nuk i kanë pasur të ç’rregulluara. Mundësinë e mini-shengenitballkanik, Kurti nuk e mohoi por theksoi se duhet parë me kujdes se çfarë përmban ai. Për koalicionin e ardhshëm me LDK-në, Kurti tha se janë në fazën e harmonizimit të programeve. Përkundër se me herët është thënë se kryeministri Rama përkrahë shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti potencoi se Republika e Shqipërisë është kundër kësaj teze. “Republika e Shqipërisë nuk është për shkëmbim territorial”, tha Kurti. Ai po ashtu përsëriti se dialogu me Serbinë mund të fillojë para pranverës sa vitit të ardhshëm, por s’mundet të përfundojë para zgjedhjeve në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …