Daut Haradinaj: Mendoj se duhet të nxjerrim një rezolutë me të cilën sanksionohet fyerja e luftës sonë për liri

Kurti njihet për eliminim” – Haradinaj përmend largimet nga VV dhe përfshin edhe Osmanin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, praktika të eliminimit politik të figurave me ndikim brenda Lëvizja Vetëvendosje. Haradinaj deklaroi se Kurti “njihet botërisht” për largimin e bashkëpunëtorëve që fitojnë peshë politike, duke përmendur një sërë ish-figurash të rëndësishme të VV-së si Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj dhe Aida Dërguti. Haradinaj shkoi më tej duke e cilësuar presidenten Vjosa Osmani si “kokën e fundit” të eliminuar politikisht, duke pretenduar se ajo ishte ndër figurat më të votuara dhe më me ndikim në skenën politike. “Një prej figurave kyçe të VV-së, që ka marrë mbi 300 mijë vota është eliminuar politikisht. Kurti njihet për eliminimin e kokave që rriten në aspektin e brendshëm apo ndërkombëtar”, u shpreh Haradinaj. Në të njëjtën paraqitje, ai përsëriti qëndrimin e AAK-së për çështjen e presidentit, duke theksuar se partia nuk do të jetë pengesë nëse arrihet një konsensus për një kandidat të përbashkët.

 

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …