leoni

Kurti: Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike

Kryeministri, Albin Kurti i ka delruar BBC se nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike. Duke folur në programin e mëngjesit të këtij mediumi, ai ka theksuar se nëse  nuk do jenë kryetarët e zgjedhur në ndërtesat e Kuvendit të atyre komunave, atëherë kush tjetër duhet të jetë në ato ndërtesa? “Nëse këto ndërtesa nuk janë për kryetarët për kënd duhet të shërbejnë atëherë. Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kjo është si duhet të jetë dhe të qëndroj”, ka theksuar kryeministri, Albin Kurti. Ndërsa duke folur për propozimin për largimin e Policisë së Kosovës nga këto ndërtesa, ai ka thënë se para se policia të largohet nga aty, së pari duhet të largohen bandat e dhunshme kriminale të cilat kanë sulmuar dhe plagosur gazetarët, policinë tonë dhe ushtarët e NATO-s, duhet  të kthehen në Serbi ose në burg. “Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike, duke qenë kryeministri i vendit më demokratik në Ballkanin Perëndimor, me policinë më profesionale e cila është e orientuar nga perëndimi” ka theksuar në mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Krasniqi: Politikanët që përdorin gjuhë të dhunshme fitojnë poenë në sytë e publikut

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka vlerësuar se disa nga politikanët që po përdorin gjuhë të …