Kurti: Prekazi është kryeqyteti i kryengritjes e atdhedashurisë për liri dhe qëndresës së popullit tonë

Kurti: Prekazi është kryeqyteti i kryengritjes e atdhedashurisë për liri dhe qëndresës së popullit tonë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Prekaz për nder të vjetorit të 12 të pavarësisë së Kosovës. “Bashkë me kryetaren e Kuvendit, ministra dhe deputetë, erdhëm sot këtu në Prekaz, në këtë kryeqytetin e kryengritjes, e atdhedashurisë për liri e të qëndresës së popullit tonë për të kujtuar e nderuar familjen Jashari. 59 persona të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në një ngjarje të jashtëzakonshme që sot njihet sikur Epopeja e UÇK-së. Në 12 – vjetorin e shpalljes së pavarësisë i kujtojmë me mall e me pikëllim por edhe me shumë krenari”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …