Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Kurti: Vdekja e Astrit Deharit erdhi nga ngufatja me një mjet të fortë, një shishe e plastikës

Duke folur pas obduksionit të trupit të Astrit Dehari nga mjekët, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti  ka deklaruar se “informatat e fundit që i kemi janë se ai ka përjetuar një vrasje të dhunshme në qelinë e tij, e nuk bëhet fjalë për vetëvrasje. Pas obduksionit, mjekët ekspertë, të cilët gjatë tërë kohës e kanë vëzhguar, kanë dhënë konkluzion të përbashkët se shkaktar i vdekjes nuk ka qenë kurrfarë medikamenti, i cili do të mund të thoshte se gjendja e tij psiko-fizike ishte jonormale. Vdekja erdhi nga ngufatja me një mjet të fortë, dhe ky mjet i fortë ishte një shishe e plastikës që është gjetur në fytin e Astritit. Mjekët kanë thënë se nuk kanë hasur kurrë një rast të tillë të vetëvrasjes.  Përveç kësaj, Astriti ka gërvishtje në qafë, në dorë, hemtoma, dhe bri të thyer dhe një plagë në kokë, në ballë. Kurti ka thënë se edhe deklarata e komandantit të Policisë, Nexhmi Krasniqi se Dehari është dërguar në spital në gjendje kome pasi kishte marrë medikamente, është skandaloze.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …