Astrit Dehari

Sot në orën 14.00 në Zllatar të Prishtinës varroset trupi i Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër do të bëhet varrimi i Astrit Deharit, i cili vdiq dy ditë më parë në rrethana ende të pasqaruara, derisa ndodhej në paraburgim, në Prizren. Në orën 11:00 do të mbahet  Mbledhje komemorative në ambientet e Fakultetit Filologjik në Prishtinë. Prej orës 12:00 do të mbahet një marsh protestues për drejtësi, organizuar nga organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës. Marshi fillon nga Biblioteka Kombëtare dhe vazhdon deri te Teatri Kombëtar, ku bëhen homazhet. Ndërsa në orën 14:00 varroset  trupit të ndjerit në varrezat e Zllatarit,  në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …