Kushtrim Gashi: Universi dëshmon ekzistencën e Zotit

Kushtrim Gashi: Universi dëshmon ekzistencën e Zotit

Stephen Hawking në librin e botuar pas vdekjes se tij “Përgjigje të shkurtra për pyetjet e mëdha” Në njërën anë thotë se “ Nuk dua të krijojë përshtypjen se vepra ime synon të provojë ose të mohojë ekzistencën e Zotit: objektivi im është gjetja e një kornize racionale për të kuptuar universin rreth nesh”.

Ndërsa në anën tjetër thekson se “ Ata që si unë besojnë në shkencë, kanë qëndrimin se bota drejtohet nga një serë ligjesh të pandryshueshme. Natyrisht, dikush mund të thotë se këto ligje janë vepra te Zotit. Kjo tezë kontribuon me shumë për të dhënë një përcaktim te Zotit se sa një provë të ekzistencës se tij”.

Kjo padyshim se është një botëkuptim kontradiktor qe jep Stephen, derisa potencon se nuk synon të provojë ose të mohojë ekzistencën e Zotit dhe krejt në fund e mohon Zotin duke kërkuar provë të ekzistencës se Tij.

Ekzistenca e Zotit nuk varet nga ligjet që Ai vet ka përcaktuar në univers, por nga ato ligje varet ekzistenca e krijesave te tij.

Sikur të varej ekzistenca e Zotit nga ligjet e natyrës, atëherë ai nuk do të ishte zot, por krijesë, sikurse edhe vet ne.

Ekzistenca e Universit duhet shpjeguar nga diçka jashtë universi, gjë që është Zoti.

Zoti nuk ka fillim e as fund dhe në ketë mënyrë është krejt i ndryshëm nga universi që e njohim ne.

Stephen Hawking në librin e përmendur më lartë, përkatësisht në Kapitullin e parë “A ekziston Zoti?” Ndër te tjera thotë se “Ndryshe nga ligjet e përpiluara nga njerëzit, ligjet e natyrës nuk mund të shkelen; për ketë arsye, ato janë kaq të fuqishme”.

Sikurse edhe ligjet e natyrës po të ishin përpiluar nga njerëzit, ashtu siç janë përpiluar ligjet në fusha te ndryshme shoqërore, atëherë edhe ato do të shkeleshin dhe nuk do te ishin te fuqishme dhe të pandryshueshme. Prandaj ligjet e natyrës si të fuqishme që janë i krijojë i Gjithëfuqishmi e që është Zoti.

Ai me tej shton se “ Në qoftë se ju pranoni ashtu si edhe unë se ligjet e natyrës janë përcaktuara, atëherë nuk kemi pse te hezitojmë shumë për të pyetur: atëherë, cili është në ketë mes roli i Zotit?

Nëse ligjet e natyrës janë të përcaktuara, atëherë kush i përcaktojë dhe kush i vuri në lëvizje ato ligje?

Ligjet nuk mund të krijohen dhe te vihen vet në lëvizje dhe çdo gjë që ka një fillim e ka edhe një shkak.

Vet Universi ka një fillim, prandaj për shkak se universi ka një fillim, ka edhe një shkak, e ky shkak është Zoti.

Stephen Hawking thekson se “ Kur i referohemi madhësisë se universit dhe reflektojmë për te kuptuar se sa e rastësishme dhe e parëndësishme është jeta brenda tij, atëherë ky pozicion duket shume i pashmangshëm”.

Supozo sikur një dite duke ecur në rrugë merr në thua dhe pengohesh nga një orë. Duke e parë orën dhe se si ajo punon me të drejtë do të konkludojë se ora duhet të jetë dizajnuar nga dikush dhe ai që e ka blerë nga një orëberës e ka hedhur këtu.

Ky shembull na tregon se ora ishte berë nga një projektues inteligjentë. Çdo gjë që ekziston ka një krijues. Edhe nëse e shohim një pikturë do të mendonim me të drejtë se është krijuar nga një piktor.

Vetëm mendo rreth të gjitha pjesëve te komplikuara të trupit njerëzor, të cilat punojnë se bashku dhe na lejojnë të funksionojmë në ketë botë.

Edhe kur i referohemi universit, cila do qoftë madhësia e tij ka një projektues, e ky projektues është Zoti, i cili nuk do ta krijonte gjithësinë po te ishte e parëndësishme jeta brenda tij.

Shkenctari Stephen Hawking mos ekzistencen e kohës para Big Bengut e ndërlidh me mos ekzistimin e Zotit.

Pra sipas tij “mungesa e një kohe te mëparshme e përjashton mundësinë e ekzistencës se një krijuesi të Universi”.

Ky konkluzion është tërësisht i gabuar dhe atë për faktin se fillimi i kohës është i njëkohshëm me fillimin e gjithësisë dhe shkaktari i krijimit të gjithësisë duhet te jetë një qenie që nuk është i varure nga koha.

Krijuesi si i tillë nuk mund të jetë vet gjithësia e as i përfshirë brenda gjithësisë sepse materia dhe koha janë krijuar nga një qenie inteligjente që është Zoti i Madhërishëm.

Sipas Stephen Hawking universi u krijua spontanisht nga asgjëja.

Ti thuash dikujt që universi u krijua nga asgjëja dhunon principet kryesore të racionalitetit te tij.

Supozoni sikur i keni thënë dikujt që nuk kishte asgjë, bash asgjë në një vend të caktuar dhe pastaj ja! Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa na u shfaq rastësisht. Pse ai person nuk do të ju besonte edhe pse ti do të mundoheshe te ia mbushje mendjen që me te vërtetë ndodhi?

Jo vetëm, sepse ai e di që ndërtesa nuk shfaqet në atë mënyrë, por kjo rrjedh nga fakti që ne mendojmë se asgjë nuk vjen nga asgjëja, dhe gjithmonë jemi në kërkim të shkaqeve me te cilat shpjegojmë ngjarjet në shkencat, natyrore, sociale apo psikologjike.

Në saje të këtij principi racional u zhvillua edhe shkenca. Pa te, jo vetëm shkenca, por edhe racionaliteti ynë do te ishte në rrezik.

Derisa nuk krijohet spontanisht asgjë në ketë botë, atëherë si do të mund te pretendonim se universi u krijua spontanisht.

Nëse në ndonjë qoshe të universit gjendet ndonjë shenjë e vetë prejardhjes absolute ose vetë krijuese dhe kjo do të vërtetohej, atëherë do të kishim arsyetuar shtrirjen e atij shembulli te vetëm në terë skemën e ekzistencës.

Pra nëse gjithësia do të krijohej nga asgjëja, në botën që jetojmë do të kishim shembuj te bollshëm të krijimit nga asgjëja.

Sidoqoftë, në të gjitha çështjet njerëzore, të veçanta dhe te përgjithshme, te kaluarën dhe te ardhmen, në situatën personale apo shoqërore, nuk mund te gjendet asgjë që është krijuar rastësisht nga asgjëja.

Nëse Big Bengu nuk ishte shkaktuar nga ndonjë gjë, pra nga asgjë, atëherë nuk do të ishte krijuar universi e rrjedhimisht nuk do të ekzistonim as ne.

Mirëpo çudia është se pas Big Bengut apo shpërthimit të madh ndodhi një rregull i përkryer.

Zakonisht shpërthimet nuk shkaktojnë rregulle. Te gjitha shpërthimet shkaktojnë dëme dhe shkatërrojnë pothuajse çdo gjë që është e pranishme.

Shembull tipik mund te përmendim shpërthimet e bombave atomike, shpërthimet e gazit natyrore, shpërthimet vullkanike, shpërthimet diellore, që te gjitha kanë efekt shkatërrimtar.

Në rast se do të ndodhte një rregull e përkryer pas një shpërthimi në ndonjë shpellë, ku do formoheshin ndërtesa e makina, atëherë do të vinim në konkludim se pas këtij shpërthimi ekziston një fuqi mbinatyrore.

Po te ishte ritmi i shpërthimit i ndryshëm, pra më i madh apo me i vogël a thua do të krijohej universi?!

Padyshim qe jo, sepse çdo gjë është e krijuar sipas një rregulli dhe harmonie të plotë qe e ka përcaktuar i Madhi Zot.

Nëse e analizojmë strukturën e atomeve, shohim se të gjitha ato kanë një projektim dhe rregull që i mahnitë edhe shkencëtaret.

Shkenca na mëson se çdo atom ka një bërthamë në te cilën ekziston një numër i caktuar i protoneve dhe neutroneve, përveç këtyre ka elektrone, te cilat lëvizin rreth bërthamës.

Elektronet dhe protonet e një atomi janë te barabarta në numër, sepse protonet e ngarkuara pozitivisht dhe elektronet e ngarkuara negativisht gjithnjë e mbajnë ekuilibrin e njëra tjetrës.

Në qoftë se këto do të kishin vlera te ndryshme, atëherë nuk do te ekzistonte ndonjë atom sepse baraspesha do të çrregullohej.

Asnjë ndryshim, mospajtim, apo çrregullim nuk ndodh asnjëherë.

Një fakt të tillë e përmend edhe shkencëtari i famshëm Stephen Hawking në librin “Përgjigje te shkurtra për pyetjet e mëdha” në kapitullin e tretë, ku flete për format të tjera te jetës inteligjente në univers.

Ai përmend edhe një argument tjetër që është mahnitës, ku sipas tij “ Fakti që universi ka një rregullim kaq të saktë, duket një gjë e mrekullueshme, ndoshta kjo është prova se universi është projektuar posaçërisht për te prodhuar racën njerëzore”.

Përderisa i paraqet të gjitha këto fakte shkencore, të cilat janë mahnitëse, ai prapë mbron qëndrimin se universi u krijua spontanisht, gjë qe është shumë kontradiktore.

Po të krijohej universi rastësisht, padyshim që do të pasohej prej ngjarjeve te rastësishme dhe gjithçka që u formua me pas do të ishte shkatërruar.

Në te vërtetë një rregull i përkryer ka mbizotëruar gjithkund prej fillimit te ekzistencës.

Për shembull edhe pse atomet janë formuar në vende dhe kohë te ndryshme, ato janë aq të organizuara sa që duken sikur të ishin prodhuar nga një fabrikë e vetme.

E gjithë kjo dëshmon ekzistencën e krijuesit e që është Zoti Madhërishëm.

Ekzistenca e Zotit është rrënjosur thellë në zemrën, ndërgjegjen, dhe qenien e njeriut.

Edhe sikur njeriu e spastron mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij prej koncepteve fetare dhe prej mendimeve antifetare dhe pastaj të shikojë në vetvete dhe në botën e tij te brendshme, do te vërejë qartë se ai është duke lëvizur në drejtim të besimit te një force madhore.

Pra ai do të ndiejë qartë ekzistencën e një force madhore që e rrethon atë dhe terë botën e që kjo forcë është Krijuesi apo Zoti i plotfuqishëm.

Pra Zoti nuk ekziston pse njerëzit e mendojnë, por njerëzit e mendojnë sepse Ai ekziston.

Jeta pa besim në Zotin është një vuajtje pa kuptim, një dhimbje që nuk ka kompensim, një aventurë pa ndonjë qëllim dhe pa përfitim, si dhe një projekt që sjellë dështim!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …