leoni

Matthew Palmer

Palmer: Ne duam një marrëveshje që është e qëndrueshme dhe e zbatueshme nga dy vendet

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Juglindore, Mathew Palmer, ka thënë se SHBA dëshiron një marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Palmer thotë se Shteti Amerikan dëshiron një marrëveshje që është e drejtë dhe e zbatueshme për të dy vendet. “Ne duam një marrëveshje që është e qëndrueshme, në pronësi, e drejtë dhe e zbatueshme për të dy vendet”, tha ai. Palmer shtoi se dëshiron që kjo marrëveshje të përqafohet nga publiku dhe nga popujt e të dy vendeve. Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur disa herë pro marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Madje ka qenë vet presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka lutur presidentët e të dy vendeve që të rifillojnë sa më shpejt dialogun dhe të nënshkruajnë një marrëveshje finale.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …