Edi Rama

Edi Rama: Më 30 qershor nuk do vendosen vetëm kryetarët e bashkive por fati i Shqipërisë për 30 vitet e ardhshme

Kryeministri, Edi Rama tha nga Maliqi se në 30 qershor nuk do vendosen vetëm kryetarët e bashkive por fati i Shqipërisë për 30 vitet e ardhshme. “Plani ishte ndryshe por ishte kërkesa e shumë prej jush që ta zhvillnim një takim të madh edhe pse kishim planifikuar thjesht një vizitë. E kam thënë edhe herë të tjera se kjo është një fushatë shumë e lehtë sepse punët flasin më shumë se fjalët. Në këto zgjedhje punët u ngatërruan pak por për shak të kundërshtarëve tanë janë kthyer në zgjedhje politike,, qytetare dhe atdhetare. Nuk do vendoset se kush do drejtojë bashkitë por si do jetë fati i Shqipërisë në 30 vitet e ardhshme. Sot ata kanë ikur nga parlamenti për të penguar Shqipërisë sepse vettingun nuk e bllokuan dot. Vettingu do shkojë para dhe ne do arrijmë që reforma në drejtësi të jetë e paprekshme”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …