Kuvendi i AKR-së me shumicë votash zgjodhi Agim Bahtirin, kryetar të degës së AKR-së në Mitrovicë

Kuvendi i AKR-së me shumicë votash zgjodhi Agim Bahtirin, kryetar të degës së AKR-së në Mitrovicë

Dega e Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë, sot në një atmosferë masive të përkrahësve të partisë, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës në këtë Komunë. Pas antonimit të himnit punimet e këtij Kuvendi i hapi koordinatori i degës së AKR-së në Mitrovicë, Jeton Ujkani, i cili duke i falënderuar 515 delegatët e pranishëm dhe të gjithë ata që e ndihmuan këtë proces, potencoi se puna e mirë, sinqeriteti i Kryetarit Agim Bahtiri në qeverisjen e Mitrovicës dhe vizioni Presidentit Behgjet Pacolli, kanë bërë që përkrahja për AKR-në është rritur në vazhdimësi. Më pas Kuvendi i vazhdoi punimet, ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash Kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë u zgjodh Agim Bahtiri, i cili i falënderoi delegatët e për besimin e dhënë. Ai iu ka premtuar bashkëqytetarëve të Mitrovicës se AKR-ja do të vazhdojë edhe më tej misionin e saj për zhvillimin ekonomik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …