Mbyllja e Shtëpisë së Kulturës, në Preshevë u bë me ndërhyrjen e pushtetarëve të Beogradit

Serbia vazhdon të shkel të drejtat kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Serbia vazhdon të shkel të drejtat kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke u njohur vetëm autonominë kulturore, por jo edhe aprovimin e të drejtave kombëtare. Atyre u ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar, mësimi i historisë shqiptare dhe tekstet nga Kosova. Banorët nuk ndihen të sigurt, pasi janë të rrethuar nga forcat ushtarake dhe policore. Megjithatë, qytetarët që jetojnë atje presin ndihmën e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Preshevë, Balgezim Kamberi, ka thënë për Kosovapress se shkeljet drastike që kanë qenë në kohën e Millosheviqit më nuk ka, siç nuk ka ndonjë përparim në zgjidhjen e të drejtave të njeriut.  Sipas tij, Serbia duhet të ndryshojë edhe në kushtetutë edhe në çështjen e legjislacionit kur i përket të drejtat e njeriut.

Ai mendon se të gjithë liderët në Preshevë duhet të jenë më aktiv për ta ngritur zërin rreth problemeve që kanë shqiptarët në këtë pjesë. Ndërsa sa i përket sigurisë, ai thotë e janë të rrethuar nga forcat ushtarake dhe policore serbe.  Mos zhvillimi ekonomik dhe problemet në arsim janë shqetësime edhe të qytetarëve.  Edon Agushi thotë se gjysma e shokëve të tij nuk jetojnë në Preshevë, pasi duan një jetë më të mirë. Kurse, Gazmend Aliu thotë se mundësia për të gjetur ose hapur vende pune është shumë e vogël. Ai flet edhe për ndalimin e përdorimit të simboleve kombëtare, duke thënë se edhe në këtë drejtim duhet ndihma e dy qeverive shqiptare dhe bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …