Kuvendi i Kosovës është vënë në masa të forta të sigurisë, brenda e jashtë…

Shumë policë të maskuar janë vendosur në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku në orën 11:00 pritet të nis seanca parlamentare, ndërkohë, që opozita ka paralajmëruar se  do ta bllokojë edhe seancën e sotme me të njëjtat metoda, sikurse ka bërë edhe në seancat paraprake. Personeli i sigurimit është pozicionuar brenda sallës së Kuvendit. Sigurimi ka vendosur kontroll të rreptë deri te hyrja e sallës për deputetët. Deputetët e opozitës të parë kanë zënë vendet e tyre në Kuvend. Kryesia e Kuvendit ka konfirmuar se seanca plenare do të nisë në orën 11.00.

 

 

Situata mes pozitës dhe opozitës është tensionuar dhe është përshkallëzuar edhe më shumë nga ndërhyrja brutale e Policisë Speciale, më 28 Nëntor, kundër krerëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje pas mbajtjes së manifestimit gjithëpopullor në Prishtinë, të cilin e kishte organizuar opozita e bashkuar. Tensionet e rrezikshme në Kuvend janë pasojë e arritjes së marrëveshjeve që ka nënshkruar kryeministri,  Isa Mustafa me kryeministrin serb Vuçiq, në Bruksel lidhur me krijimin e Asociacionit të Komunave serbe, të cilin opozita e cilëson si përpjekje për krijimin e një shteti të ri serb brenda territorit të Kosovës. Opozita nuk ka pranuar as demarkacionin me Malin e Zi, meqë me të drejtë konstaton se disa mijëra hektarë tokë iu kanë dhënë Malit të Zi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …