Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2018 janë miratuar vetëm 75 ligje, nga 177 sa ishin gjithsej në agjendë për t'u miratuar

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare  për “t’ia ndaluar kryetarit Hashim Thaçi, që të diskutojë me Serbinë mundësinë e korrigjimit të kufijve të Kosovës”. Seanca e jashtëzakonshme mbahet vetëm tri ditë para takimit në Bruksel ndërmjet Vuçiqit dhe Thaçit. Ky i fundit tashmë ka njoftuar zyrtarisht se “kërkesën e shqiptarëve të Kosovës Lindore për t’iu bashkuar kjo pjesë territorit të Kosovës, do ta paraqesë në tavolinën e bisedave me Vuçiqin”, bisedime këto që lehtësohen nga shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini. Asnjeri nga ta nuk kanë dhënë detaje se si mund të ndryshohen kufijtë, mirëpo, pavarësisht kësaj, vet fakti që mund të diskutohet për kufijtë është e papranueshme për opozitën në Kosovë. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, thotë se nga seanca e sotme pritet të nxirret një rezolutë e kuvendit dhe përmes saj synohet të dërgohet një sinjal i qartë se cili është qëndrimi i Kosovës për këtë temë. Edhe Partia Social Demokrate e Kosovës ka kohë që po kërkon seancë të jashtzakoshme për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Dardan Sejdiu, thotë se kuvendi i Kosovës është vendi ku caktohet se çfarë duhet biseduar me Serbinë dhe çfarë jo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …