leoni

Mogherini

Mogherini: 20 vjet nga lufta e Kosovës, është koha për një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë – Serbi

Në fjalimin e saj të fundit përpara vitit elektoral 2019 për Parlamentin Europian, në Konferencën e përvitshme të Ambasadorëve të BE-së përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini duke përmendur sukseset e Bashkimit Evropain ajo ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi. Mogherini ka thënë se muajt e ardhshëm janë vendimtar për këtë dialog dhe se duhet të bëhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme. “Për shembull, duhet të vazhdojmë me vendosmëri, këmbëngulje dhe më lejoni të them kokëfortësinë – punën tonë në dhe me Ballkanin. Viti i kaluar ishte tepër intensiv, por muajt e ardhshëm do të jenë edhe më vendimtar. Besoj se ekziston një shans i vërtetë që kryetarët, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi mund të arrijnë një marrëveshje që adreson të gjitha çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës; një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy palëve; një marrëveshje që është plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe që mund të ndihmojë në stabilizimin e të gjithë rajonit”, ka thënë Mogherini.

Ajo po ashtu ka përmendur edhe faktin se në vitin 2019 do të bëhen njëzet vite nga lufta në Kosovë dhe sipas saj është koha t’i jepet fund kësaj çështje. “Dhe më lejoni të luaj me datat, sepse vitin e ardhshëm, në vitin 2019, do të jetë njëzet vjet nga lufta në Kosovë: Besoj se është koha për t’i dhënë fund përfundimisht atij konflikti. Pra, unë besoj se ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi së bashku me partnerët tanë në Evropë, në rajon, në skenën ndërkombëtare duke filluar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për të mbështetur negociatat përmes dialogut dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Mogherini.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …