Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash nuk e miratoi rezolutën e LDK-së lidhur me ngritjen e çmimeve të produkteve

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me ngritjen e çmimeve të produkteve. Pro miratimit të rezolutës votuan vtëm 24 deputetë opozitarë, ndërsa kundër ishin 47 deputetët e mazhorancës. Para se të vihej në votim, pushteti dhe opozita u përplasën ashpër edhe për inicimin e një rezolute të re nga Lëvizja Vetëvendosje. Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se rezoluta e tyre përmban kërkesa konkrete për Qeverinë e Kosovës. Rezoluta e GP të Lëvizjes Vetëvendosje kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmerren veprime të menjëhershme dhe masa të jashtëzakonshme për të adresuar rritjen e inflacionit dhe ndikimin e tij në çmimet e produkteve bazë. Si dhe përmes instrumenteve monitoruese të ndalë përpjekjet për shfrytëzimin e kësaj situate nga abuzuesit”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …