Dritan Abazoviq

Kuvendi i Malit të Zi takohet sot në një seancë të jashtëzakonshme vendos lidhur me shkarkimin apo jo të Dritan Abazoviq

Kuvendi i Malit të Zi  takohet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të vendosur lidhur me  shkarkimin apo jo të Dritan Abazoviq. Kryeministri,  Zdravko Krivokapiç ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e zv.kryeministrit, Dritan Abazoviq. Kërkesa për shkarkimin nga detyra të aleatit të koalicionit qeverisës vjen në një kohë kur Abazoviç ka nisur procedurat për të ndërmarrë mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Më 4 shkurt parlamenti do të vendosë nëse do të rrezohet kryeministri ose do të hapet rruga që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Parlamenti i Malit të Zi përbëhet nga 81 deputetë dhe mazhoranca qeverisëse bashkë me votat e Abazoviç arrin të formojë një shumicë të brishtë. Pritet që me formimin e një shumice të re, Abazoviç të jetë kryeministër i një qeverie kalimtare që do të përgatisë vendin për të shkuar në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …