Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne me rastin e 19 vjetorit të çlirimit kryeqytetit

Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne me rastin e 19-vjetorit të çlirimit kryeqytetit

Sot, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë solemne, për të shënuar 19-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit. Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe drejtuesit e Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, Veteranëve të Luftës, si dhe Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryesuesi i Kuvendit, Agim Kuleta, nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli, si dhe kryetari i OVL-së në Prishtinë, Fatmir Sopi, mbajtën fjalë rasti me ç’rast ritheksuan rëndësinë e luftës çlirimtare që ka ndodhur në Kosovë, luftë kjo që ishte kulmi i angazhimit politik të shumë gjeneratave për shumë dekada. Pas seancës solemne, delegacioni i përbërë nga përfaqësues të ekzekutivit, Kuvendit Komunal si dhe organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, si dhe tek shtatorja e Heroit të Kombit, Zahir Pajazitit. “Datat si 11 Qershori, na bëjnë të reflektojmë në punën tonë të përditshme, ashtu që të mos e devijojmë rrugën të cilën e kanë trasuar dëshmorët, atë për liri e bashkim”.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …