Kuvendi Komunal i Skenderajt miraton propozimin e kryetarit Nura për ndërtimin e fabrikës 4 milionësh!

Kuvendi Komunal i Skenderajt miraton propozimin e kryetarit Nura për ndërtimin e fabrikës 4 milionësh!

Kuvendi Komunal i Skenderajt miraton propozimin e kryetarit Nura për ndërtimin e fabrikës 4 milionësh! Sot është mbajtur seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt e udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrur pjesë kryetari i komunës Fadil Nura, asamblistë, drejtorë komunal, përfaqësues nga KFOR-i, OSBE-ja, shoqëria civile e OJQ. Në këtë seancë me shumicë votash janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës. Po me shumicë të votave, si pikë shumë e rëndësishme e rendit të ditës, është miratur edhe propozim-vendimi i kryetarit Fadil Nura, në lidhje me dhënien e pronës komunale në fshatin Polac, e cila i është dhënë në shfrytëzim për 99 vite Kompanisë “TehnoBurimi”, ku pritet të investohen 4 milion euro dhe të punësohen 100 persona. Ky investim është hap shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të komunës dhe hapë perspektivë për investime të tjera në fushën e prodhimit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …