Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë plenare më 30 nëntor

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë plenare më 30 nëntor, me ç’ rast pritet të shqyrtohen  disa projektligje, raporte vjetore, rekomandime dhe propozim-vendime. Në një njoftim të publikuar për medie thuhet se Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka vendosur që Kuvendi, më 30 nëntor, në orën 10:00, të mblidhet në seancë të rregullt plenare, si dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë. Pas pikave të rregullta, kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në seancën e 30 nëntorit Kuvendi do të shqyrtojë për herë të parë shtatë projektligje: Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore, Projektligjin për kontrollin e brendshëm të financave publike, Projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë, si dhe Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë. Nëse kalon procedurat e parapara parlamentare, ndërkaq, në këtë seancë do të shqyrtohet edhe Projektligji për Obiliqin”, është thënë në njoftimin e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …