Labinot Gjini: Çfarë lloj amerikani mund të jetë ky z. Delawie?

Kur Kryetari i gjykatës françeze i thotë Avni Rrustemit se francezët janë të revoltuar me vrasjen e Esat Pashës, Avni Rrustemi e pyet atë : për cilët franeezë e keni fjalën, Zoti gjykatës, sepse ka francezë dhe francezë ?

Edhe në ditët e sotme, mediat qeveritare të cilat kanë pasur tendenca të qarta për të monopolizuar kontrollin e informacionit duke i bërë embargo zërave opozitar, po mundohen të paraqesin pozicionin e një zyrtari amerikan, siç është ambasadori Delawi, sikur të ishte vetë amerika duke folur. Mirëpo, ne e dimë se ka amerikanë dhe amerikanë dhe ambasadori Delawi, pavarësisht përfaqësimit të tij zyrtar të ShBA-ve, është vetem një lloj amerikanëve i cili përmes një skeçi simbolikë të jep përshtypjen sikur të Amerika e përmbledhur në trupin e tij. Mirëpo, bëjeni me mend sikur të kishim mundësi t’ja u shpjegonim të gjithë amerikanëve, françezëve, anglezëve, gjermanëve etj… të vërtetën se çfarë po ndodh me Kosovën. Bëjeni me mend sikur të kishim mundësi t’ja u shpjegojm atyre se qeveria jonë po i falë Malit të Zi 9 mijë hektar territor dhe po krijon një kauzi-shtet një etnikë brenda shtetit tonë dhe t’i pyesnim ata se cili do të ishte reagimi i tyre nëse një gjë e tillë do të bëhej në vendin e tyre ? Sikur t’i pyesnim ata se cili do të ishte pozicion  juaj nëse kjo do të bëhej nga qeveria juaj ? A thua se ata do t’a injoronin një çështje të tillë dhe do të vazhdonin një jetë të zakonshëme në pritje të zgjedhjëve të ardhshëme elektorale ? JO ! Historia n’a ka treguar mjaftueshëm se çfarë patriotizmi fshihet në brendësinë e këtyre popujëve. Historia n’a ka mësuar se sa miliona u vranë prej tyre në mbrojtje të çështjëve kombëtare të cilat shpesh ishin shumë më të vogla nga ato tonat.

 

Pra, sikur të kishim mundësi dhe t’ju tregonim këtyre popujëve se qeveria jonë ka bërë dialogë me ish-pushtuesin vetem për Kosovën. Pra, ka dialoguar me armikun vetem për vetëvetën edhe pse ky armik nuk kishte më pushtet në vendin tonë që 16 vjet. Pra, sikur t’ju tregonim se, në rastin tonë, Serbia kishte filluar dialogun me qeverinë Isahasha nën një kornizë e cila e kufizonte dialogun vetem mbi Kosovën. Pra, e kishte filluar dialogun (Serbia) me dijenin se ajo nuk kishte as edhe një gjë për të humbur nga ky dialogë nga vetja e saj. Kurse, në anën e saj, qeveria e Kosovës kishte hedhur në pazar Kosovën dhe po negocionte për Kosovën. A thua se amerikanët, anglezët, françezët, gjermanët etj…. do të mund t’a kuptonin këtë lloj dialogu ku negociohet vetem për njërën-palë dhe jo për tjetrën ? A thua se amerikanët, gjermanët, anglezët, françezët do t’a miratonin apo edhe do t’a quanin dialogë një gjë të tillë ku vetem njëra palë ka për të dhënë, por jo edhe tjetra. Jo ! Sigurisht se ata nuk do t’a kuptonin një gjë të tillë dhe sigurisht se ata nuk do t’a miratonin këtë. Mirëpo, popujtë e këtyre vendëve mbetën tepër të painformuar nga ngjarjet të cilat zhvillohen tepër larg tyre.

 

Tani, ky farë amerikani Delawi, çfarë lloj amerikani është ai kur po bënë të çuditurin me reagimin e “dhunshëm” të popullit tonë opozitar ndaj kësaj qeverie kuislinge të kontrolluar prej Serbisë dhe disa qarqëve ndërkombëtare të cilët janë qartazi në favorin e kësaj të fundit ? Cili është ky amerikanë i cili denon ashpër gjuajtjen me vezë dhe me gaz lotësjellës dhe nuk denon një dhunën reale fizike (të policisë politike) dhe simbolike të shkaktuar nga qeveria ndaj popullit të saj, ndaj zërit opozitar ? A mos është nga ata amerikanët e pandershëm, nga ata që kanë shkaktuar padrejtësi nëpër botë; nga ata  që kërkonin armë bërthamore në Irak më 2003, nga ata që kërkoni “demokraci” në Siri, Libi e Afganistan dhe që prej atëherë i kemi parë se si i kanë zgjidhur problemet e Irakut, Sirisë, Afaganistani, Libisë etj ? Mos është nga ata lloj amerikanësh të cilët,  pasi shifrat kanë kaluar milionshin e të vrarëve në këto vende,  gjithëmon nuk kanë gjetur zgjidhjen për to, por ama kanë gjetur naftë në ato vend për të importuar e për të shitur të tjerëve, kanë gjetur pasuri për të grabitur dhe për të shitur nëpër tregjet e zeza të botës, kanë krijuar treg për të shitur armatim me bollëk ? Apo, ndoshta Delawi është nga ata lloj amerikanësh që kanë prejardhjen nga ish-pronar skllevërish zezakë të cilët edhe pas anulimit të skllavërimit vazhduan t’i trajtojn zezakët si racë inferiore deri në deceniet e fundit (kujto segregacionin amerikan dhe atë jugo-afrikan). Pra, me siguri se ai nuk është nga ata amerikanët të cilët luftuan dhe luftojn për të drejtatë e njeriut, për paqen nëpër botë, për të vërtetën, për të drejtën dhe drejtësinë të individëve dhe kombëve. Pra, nuk është nga ata ambasadorët që përfaqësojn shumicën e amerikanëve që duan drejtësi, liri, dhe të vërtetën për atë që është. Mirëpo, në realitet, a dijnë me të vërtetë amerikanët se cili është problemi i Kosovës dhe cili është pozicionin i përfaqësuesëve të vetë ? A e informon drejtë ai qeverinë amerikane dhe popullin amerikanë për të bërat e tij këtu në Kosovë ? Jo. Dyshimi është tepër i madh që ai bënë një informim sipas një interpretim që ai do t’i bëjë ngjarjëve dhe rrjedhjës së tyre. Kjo u pa edhe me ardhjen e Sekretarit Amerikan, John Kerry, kur ai erdhi në Kosovë. Dukej qartazi se në mes pozicionit të tij dhe këtij ambasadori kishte dallime në diskurs dhe në qëndrime. Kjo është e vërteta e pastërt.

 

Po ne shqiptarët, cilët jemi ? Jemi nga ata popujt të cilët kanë vuajtur nga synimet grabitqarë të fqinjëve të tyre dhe, sidomos, nga padrejtësitë e fuqive të mëdha të cilat gjykuan mbi popullin shqiptar dhe të drejtatë e tij vetem përmes një njohje tepër të kufizuar dhe tepër relative të cilën e merrnin nga përfaqësuesit e tyre të verbërt. Ne jemi ata të cilët po vazhdojm të vuajm edhe sot nga këta përfaqësuesë të verbërt të cilët po e gënjejn popullin e tyre dhe qeveritë e tyre. Ne jemi nga ata popujë të cilët duhet të presin një shekull që e vërteta e tyre të dalë në shesh sepse zëri ynë ishte në shurdhuesit e mediave të kapura dhe nën shurdhuesin e zërit të ambasadorëve të huaj krejtësisht të papërgjegjshëm.

 

Prandaj, ne duhet të mbahemi dhe të luftojm që zëri ynë të kaloj barierat shurdhuese të ambasadorëve të huaj dhe të arrijë direkt tek veshi i popujëve që ata kinse përfaqësojn. Ne duhet të kërkojm direkt veshin dhe mendimin e qeverive dhe të popujëve françezë, anglezë, amerikanë, gjermanë…. Ne duam t’i pyesim direkt ata se cili do të ishte mendimi i tyre për sjelljen e ambasadorit të tyre dhe, eventualisht, të qeverisë së tyre për ngjarjet që po ndodhin në Kosovë ? Sepse, ne e dimë se ka amerikanë dhe amerikanë, ka françezë dhe françezë, ka anglezë dhe anglezë, ka gjermanë dhe gjermanë…. dhe ne e dimë se shumica absolute e tyre nuk e mbajn për vlerë padrejtësinë, gënjeshtrën, mashtrimin, tradhëtinë. Bile, jemi të bindur se me një informim të drejtë as vetë qeveritë e tyre nuk do të mbajn qëndrime pro një qeverie të korruptuar, kriminale dhe e cila konsiderohet si tradhëtare nga populli i saj në Kosovë.

 

Pra, ne nuk jemi kundër Amerikës, Francës, Anglisë, Gjermanisë dhe as kundër popujëve të tyre/ Mirëpo, ne jemi kundër atyre që vlerat e vërteta të këtyre vendëve dhe popujëve mundohen t’i menjanojn këtu në Kosovë duke promovuar anti-vlerat e tyre personale e grupore të grumbulluar nëpër ambasadat e tyre ku bëhen pazare me fatin e popujëve të shumëvuajtur. Ne thirremi në vlerat Perendimore të ndarjës së pushtetëve; të demokracisë së votës (përfaqësuese), dhe përtej votës, të demokracisë direkte (referendumit); të drejtësisë; të sinqeritetit; të ligjshmërisë (sipas respektimit të hierarkisë së tyre) etj. Të gjitha këto vlera, janë përfaqësuesit diplomatikë të këtyre shtetëve të cilët, së bashku me një pushtet të korruptuar vendas, i kanë shkelur me të dy këmbët dhe, në vend të tyre, kanë ndërtuar një sistem të korruptuar dhe kriminal nga këmbët e deri tek koka e tij. Janë këta përfaqësuesit diplomatikë të këtyre shtetëve të cilët kanë vendosur ligjinë e zarfit dhe jo ligjin e buruar nga vullneti i popullit. Janë këta ambasadorë, së bashku me këta tanët, të cilët po e detyrojn popullin shqiptar t’i kap edhe armët dhe, pastaj, po thonë se dhuna nuk është zgjidhje e duhur. 

Mirëpo, përgjegjësia e çdo dhune të ardhshëme është tek Zoti Delawi dhe dostat e tij ambasadorë e qeveritar të Kosovës. Populli ka duruar mjaft sjelljet tuaja të papërgjegjshëme. Ka duruar mjaft ligji tuaj të zarfit. E gjithë kjo duhet të marrë fund këtu në vendin tonë. Populli shqiptar kërkon të respektohet vullneti i tij. Dhe, këtë vullnet nuk do të jetë një përfaqësues amerikan apo cilido qoftë ai që do t’a ndal përmes gënjeshtrave, mashtrimëve që ai mundohet t’i bëjë ndaj popullit shqiptar dhe ndaj popullit të tij. Vlerat tona, nëse nuk janë edhe vlerat tuaja, ato janë vlerat edhe të popullit tuaj.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …