Nuk mbahet mend, madje as në kohët e Kronikave të parahistorisë, që shqiptarët kanë dënuar a mohuar çlirimtarët e vet. Është e kundërta; shqiptarët i kanë në vend të Ikonave Gejrgjin, Frashëllinjtë, Ferrin, Currin, Prishtinë, Galicë, Jasharajt etj.
Prapaskena e kësaj Gjykate fashiste; për të hedhur gurin dhe për të fshehur dorën, se gjoja, po dënojmë një grup të organizuar, ka arritur qëllimin e saj perfid duke goditur rëndë, madje me pasoja fatale për lirinë e Kosovës! Mos ta injorojmë këtë fakt: ky Verdikt ishte i parashkruar që sa kohë e vite nga qarqet shoviniste dhe fashiste Serbe- kjo gjykatë e barti dhe e zbatoj këtë mision më përkushtim!
Populli, shoqëritë civile dhe shoqatat e të gjitha ngjyrave, duhet të jenë shumë të kujdesshme, në mesin e të cilave mund të infiltrohen individ me mision të BIA-s, Serbe të cilët mund të devijojnë orientimin emocional të momentit, në favor të armikut dhe në dëm të Kosovës dhe popullit tonë. Prandaj, fjala dhe veprimi, tani është përgjegjësi e Institucioneve të Kosovës dhe jo e masave liridashëse- shpirtërisht të lënduara.
Në fakt, një hap i vonuar i të gjitha organizimeve mobilizuese (pa përjashtim), ishte tepër hamendsuese kjo. Si ka mundësi që ai organizim protestues të bëhej vetëm 4 ditë para Verdiktit?! Kur çdo gjë kishte marrë formë, dhe ishte caktuar data 16 shtator. Ku ishin këta strategë për 6 vite me radhë, që nda dita e arrestimit të tyre, ku atë ditë në Prishtine, në shenjë kundërshtimi, apo përkrahje për çlirimtarët, nuk u tubuan as 4 veta- fatkeqësisht!
Të ma gjejë dikush diku, ndonjë pamje që atë ditë (pra të arrestimit të çlirimtarëve tanë në Prishtinë), ishin tubuar për të protestuar, qoftë edhe 4 veta, nga bashkëluftëtarët, nga shoqatat, nga bashkëpartiakët e tyre, apo nga Institucionet e Kosovës!
Po, unë ua gjej dhe publikoj plotë një orë emision, realizuar nga: “TV Dielli”, që na e mundësoj dhe përgatiti atdhetari (tani i ndjerë) Ahmet Qeriqi, kamera Zamir Qeriqi; intervistë me Xhevat Bislimi, intervistoj Mehmet Bislimi, dhe jo vetëm kaq, RKL, në vazhdimësi sa ka grisur (gurmazin), zërin në mbrojtje të së drejtës sonë që e bartnin çlirimtarët tanë: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e të tjerë.
Ata, janë gjallë, mund të ishin edhe të vrarë, lufta nuk garanton jetën e asnjërit, kemi të vrarë rreth 20 mijë shqiptarë, Kosova mbijetoj në rrugën e lirisë së saj dhe pa dyshim se do të mbijetojë. Ne jemi mësuar të jemi të vonuar, madje edhe në rastet më kritike për lirinë e shtetit dhe ardhmërinë tonë.
Dikujt nuk i bëhet vonë (pa dashur të fyej askënd- veç injorancën tonë kolektive), protestohet vetëm 4 ditë para Verdiktin, dhe kaq! Subjektet politike, ishin të zëna me zgjidhje që nuk prodhojnë zgjedhje, ishin të zëna se kush do bëhet krye kuvendar, kush ministër e kush Kryeministër, kush President e kush do të tërhiqet derisa Kosova politikisht të piqet! Pak rëndësi kishte se kush prej çlirimtareve ishte prapa grilave në Hagë…
Kosovë po kalon ditët më të këqija
Të kanë rënë në qafë axhamia…
CH-16-09-2026
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
