Brickos

Lagjet e Plluzhinës së Skenderajt bëhen me rrugë të asfaltuara

Ka filluar asfaltimi i rrugëve të lagjeve të fshatit Plluzhinën të komunës së Skenderajt. Më këtë rast Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, me bashkëpunëtorë ka vizituar këtë fshat ku ka parë nga afër asfaltimin e rrugëve. Nura ka takuar një pjesë të banorëve të fshatit me të cilët ka biseduar në lidhje me realizimin e projekteve të rëndësishme. Plluzhinasit u shprehën të kënaqur me realizimin e projektit të asfaltimit të rrugëve, duke shprehur edhe nevojën për realizim të projekteve të tjera.

Ndërsa nënkryetari Nura shprehu gatishmërinë e institucioneve lokale për të punuar në modernizimin e fshatrave të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …