Brickos

Nënkryetari Nura dhe Ministri Zharku përuruan rrugën Morinë-Rezallë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku kanë përuruar rrugën me gjatësi 6 kilometra Morinë-Rezallë.

Më këtë rast Ministri Zharku ka deklaruar se po përurohet një rrugë evropiane. “Sot po bëjmë përurimin e një rruge evropiane, një investim prej afro 900 mijë euro nga Ministria e Infrastrukturës, një rrugë me gjatësi 6 kilometra dhe me gjerësi prej 6 metrash”, tha z.Zharku. Ai shtoi se Ministria e Infrastrukturës është duke bërë edhe investime të tjera në Komunën e Skenderajt në disa projekte në bazë të një memorandumi të nënshkruar në muajin maj në mes Ministrisë dhe Komunës së Skenderajt.

Ndërsa z. Fadil Nura e falënderoi për prezencën e tij z. Zharku dhe e cilësoi si shumë të rëndësishëm projektin e realizuar të rrugës Morinë-Rezallë. “Projekti i asfaltimit të rrugës Morinë-Rezallë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për këtë lokalitet, i cili ka qenë i goditur shumë gjatë luftës”, tha z. Nura. Ai u shpreh optimist për vazhdimin e fazës së dytë të këtij projekti nga Rezalla deri në Likoc, punët në të cilën janë në fazën e tenderimit.

Në përurimin e kësaj rruge morën pjesë edhe zëvendësministri Fehmi Mujota dhe kryesuesi i kuvendit komunal të Skenderajt Ismet Salihu.

Asfaltimi i rrugës Morinë-Rezalë me gjatësi 6 kilometra është financuar nga Ministria e Infrastrukturës me vlerë rreth 900 mijë euro. Rruga e inauguruar është punuar me standard evropiane me gjerësi 6 metra dhe me trotuar për lëvizje të këmbësorëve. Në këtë kuadër pritet që shumë shpejt të filloi realizim i fazës së dytë të këtij projekti nga Rezalla në Likoc.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …