Brickos

Mitrovica bëhet me Akademi Kosovare për Lidership

Falë Organizatës Joqeveritare Amerikane, “Global Neighbors”, e cila ka sigurua shumën prej 5.3 milionë dollarësh, në Mitrovicë është përurua objekti i Akademisë Kosovare për Lidership.

Në përurimin e objektit më modern shkollor në Kosovë, morën pjesë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri me bashkëpunëtorët Safet kamberi, nënkryetar, Bislim Imeri, kryesues i KK dhe Pajazit Hazjeri, drejtor i Drejtorisë për Arsim, Duane Early, drejtor Ekzekutiv i Global Neighbors Inc, Rodney Woods, kryetar i Bordit të shkollës, Nadine Hennesey, drejtoreshë e shkollës, përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale e qendrore dhe të atyre ndërkombëtare, profesorë të shkollës nga Amerika dhe Kosova, nxënës të shkollës e prindër të tyre, si dhe mysafirë të tjerë.

Në fjalën e tij të rastit, kryetari Bahtiri tha se qytetarët e Mitrovicës dhe ai  personalisht ndjehen tepër të gëzuar që po inaugurohet solemnisht  Akademia   Kosovare për Lidership.

“Mirëpo, besoj se më të gëzuar janë të rinjtë e komunës së Mitrovicës, pasi që ata nga tani kanë një mundësi më shumë që të bëhen pjesë e një institucioni arsimor që ofron kushte ideale për edukim dhe arsimim të gjithanshëm dhe bashkëkohor, institucion i cili do të punoj sipas rregullave dhe ligjeve kosovare sa i përket edukimit, por që sistemi i punës do të jetë amerikan, duke promovuar kështu vlerat amerikane dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis Kosovës dhe SHBA”, tha ai.

Kryetari Bahtiri në vazhdim falënderoi Organizatën Joqeveritare Amerikane me renome “Global Neighbors”, e cila  ka zgjedhur Mitrovicën për ta bërë me shkollë elitare, që është ndihmë e vazhdueshme nga institucionet dhe qeveria amerikane që kanë dhënë për Mitrovicën, ndihmë e cila do t’i kontribuoj shumë zhvillimit të edukimit dhe arsimit, por edhe zhvillimit ekonomik në Komunën e Mitrovicës.

“Dua që edhe miqtë tanë nga Amerika dhe drejtuesit e “Global Neighbors”, t’i garantoj se ne drejtuesit e komunës së Mitrovicës dhe institucionet tjera të pushtetit lokal do të jemi gjithmonë të gatshëm që të bashkëpunojmë për të realizuar programet e zhvillimit të kësaj shkolle, por edhe projektet tjera që ajo do të realizoja gjatë funksionimit të saj”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Për rëndësinë e kësaj shkolle elitare dhe për punën që do të bëhet në të folën, Duane Early, drejtor Ekzekutiv i Global Neighbors Inc, Rodney Woods, kryetar i Bordit të shkollës, Nadine Hennesey, drejtoreshë e shkollës, Steve Gruber, profesor i Edukimit në Cedarville University, Pajazit Hajzeri, drejtor i arsimit në Komunën e Mitrovicës e të tjerë.

Të gjithë këta falënderuan komunën e Mitrovicës për sigurimin e hapësirës për ndërtimin e shkollës dhe për bashkëpunim të shkëlqyeshëm, duke premtuar njëkohësisht se sukseset nuk do të mungojnë.

Në akademinë Kosovare për Lidership, kapaciteti i së cilës është deri në 500 nxënës, mund të mësojnë nxënësit që nga klasa e parë e deri në të dymbëdhjetën.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …