Lajçak: BE-ja është shumë e interesuar në Ballkanin Perëndimor dhe mbështet fuqimisht dialogun Kosovë - Serbi

Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi është kthyer në binarë pas 20 muajsh

Pas video konferencës së zhvilluar në mes të kryeministrit tyë Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi është kthyer në binarë . Ai ka shtuar më tutje se si rezultat i takimit të sotëm jemi pajtuar në elementet kyçe të procesit dhe agjendës për takimin e Brukselit që mbahet të enjten. Dua të falënderoj partneret tanë për angazhimin konstruktiv të treguar sot. Sapo konkluduam në takimin virutal me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministirn Hoti dhe jam i lumtur se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm dhe dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për arritjen e marrëveshjes dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas 20 muajsh është rikthyer në binarë, ka deklaruar përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …