Lajçak

Lajçak: Heqja e masave të reciprocitetit hap drejt rinisjes së dialogut nën drejtimin e BE-së

Përfaqësuesi Special i Bshkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka vlerësuar lart heqjen e masës së reciprocitetit të Qeverisë Hoti ndaj mallrave të Serbisë. Ai ka theksuar më tutje se ky është një hap drejt nisjes së dialogut nën drejtimin e Bashkimit Evropian. “Mirëpres vendimin e sotëm të qeverisë në Kosovë për të hequr masat e fundit të reciprocitetit. Heqja e shpejtë e pengesave për të rinisur dialogun e drejtuar nga BE’ja tregon përkushtimin e Kosovës për t’u kthyer në tavolinën e negociatave pa vonesa”, ka shkruar përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak por pa nënvizuar se ky dialog është mes dy shteteve të pavarura.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …