RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

Lansimi i Raportit Hulumtues i RrGK-së: Një analizë gjinore e punës joformale në Kosovë 

Më 27 shkurt 2024, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të lansojë raportin e ri hulumtues: Nën hije: Një analizë gjinore e punës joformale në Kosovë, nga ora 10:00 deri në 12:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Analiza gjinore e RrGK ka rëndësi të theksuar për arsye se nxorri në pah statistikën e munguar në lidhje me përqindjen e përfshirjes së grave dhe burrave në ekonominë joformale, si dhe shpërfaqi përvojat e tyre brenda këtij sektori. Analiza ka rëndësi të theksuar politike pasi që do të tentojë ta mbështesë Qeverinë e Kosovës në integrimin e perspektivës gjinore në intervenimet e qeverisë lidhur me ekonominë joformale, duke ofruar rekomandime të bazuara në gjetje dhe dëshmi për përvojat e grave por edhe të burrave në këtë sektor. Analiza poashtu synon të mbështesë Bashkimin Evropian (BE) me analiza gjinore në mënyrë që të informojnë procesin e planifikimit të programeve në kuadër të Instrumentit për Para-Anëtarësim III dhe dialogun relevant politik.  Kjo analizë gjinore është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, si pjesë e Aksionit të Koalicionit për Barazi Gjinore në Procesin e Anëtarësimit në BE (EQUAPRO) “Përparimi i barazisë gjinore përmes procesit të anëtarësimit në BE”.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, gjatë qëndrimit të saj sot në Gjakovë, …