Ministri rus S. Lavrov

Lavrov: Rusia nuk do luftë në Evropë por shtetet perëndimore duan disfatën e Moskës në fushatën ushtarake në Ukrainë

Rusia nuk do luftë në Evropë por shtetet perëndimore duan disfatën e Moskës në fushatën ushtarake në Ukrainë, ka deklaruar për mediet ministri i Jashtëm i Rusisë,  Sergei Lavorv, i cili tha se shpreson që pas finalizimit të operacionit në Ukrainë t’i japin fund dominimit amerikan në botë. Sipas tij me përmbushjen e objektivave në Ukrainë do të kontribuojnë në frenimin e përpjekjeve të Perëndimit për të minuar të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e kartës së OKB, përfshirë atë të barazisë sovrane të shteteve. Nëse jeni të shqetësuar mbi mundësinë e një lufte në Evropë ne nuk e duam këtë gjë aspak. Por dua t’iu tërheq vëmendjen mbi faktin se është perëndimi që vazhdimit dhe në mënyrë të vazhdueshme  deklaron se në këtë situatë është e nevojshme mundja e Rusisë.  Lavrov  foli gjithashtu edhe për çështjen e energjisë duke thënë se Rusia ka blerës të mjaftueshëm për resurset e saj, jashtë Perëndimit. Komenti i referohet përpjekjeve të shteteve të BE-së për të reduktuar varësinë nga nafta dhe gazi rus.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …