Fatmire Kollqaku

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si veprim të paprecedent, të cilin e ka bërë opozita me mos-votimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si veprim të paprecedent,  të cilin e  ka bërë opozita me mos-votimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin e reformës në sistemin e ndihmës sociale në Kosovë. Në një konferencë për media, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se janë të habitur me mos-votimin e kësaj marrëveshjeje nga opozita. Sipas saj, deputetët opozitarë nuk punojnë në interes të qytetarëve. Edhe deputeti, Armend Muja, e ka quajtur të paprecedent veprimin e partive opozitare në Kuvend, ku siç ka thënë ai, për herë të parë është refuzuar një marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore që prek familjet me asistencë sociale. Deputetët e PDK-së dhe LDK-së e kanë kundërshtuar marrëveshjen ndërsa  për të kanë  votuar vetëm 63 deputetë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …