Çdo qytetarë që hynë në Kosovë i kërkohet testi për COVID-19 por nuk testohen ata që largohen nga vendi

LDK-ja dhe Vetëvendosja pritet ta shndërrojnë në reciprocitet taksën ndaj mallrave të Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat në bazë të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, pritet të formojnë Qeverinë e ardhshme të Kosovës, paralajmërojnë zëvendësimin e taksës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, me reciprocitet ndaj këtyre dy shteteve. Qeveria në largim e Kosovës, më 21 nëntor të vitit 2018 kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj politikave të këtyre dy shteteve kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në mekanizma e organizata ndërkombëtare.

Që nga vendosja e tarifës doganore 100 për qind, produktet nga këto shtete tashmë janë fare pak të pranishme në tregun e Kosovës, ngase ato tashmë janë zëvendësuar me produkte të ngjashme nga vendet e Bashkimit Evropian si dhe nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Para vendosjes së taksës, tregu i Kosovës ka qenë i mbushur me produkte nga Serbia. Ky vend ka qenë eksportuesi më i madh i mallrave në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1.2 milion euro në ditë apo mbi 400 milionë euro në vit, ka qenë vlera e produkteve që kanë hyrë nga shteti i Serbisë në tregun e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, vlera e prodhimeve “Made in Kosova” në territorin e Serbisë ka qenë rreth 40 milionë euro në vit. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, që nga vendosja e taksës, vlera e importeve nga këto shtete ka rënë për 99 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …