Enver Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Albin Kurti në Bruksel për paqe me Serbinë është primitive

Enver Hasani: Pavarësisht deklarimeve, qeveria e ardhshme nuk mund të formohet pa Listën Serbe

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën me 6 tetor 2019 u vlerësuan të rregullta dhe demokratike. Ndërsa, tani pritet që Komisioni Qendror Zgjedhor në afatin e përcaktuar të bëjë edhe certifikimin e tyre. Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila doli e para në këto zgjedhje vazhdojnë të pohojnë se nuk do të bashkëpunojnë me Listën Serbe.

 Por, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se pavarësisht deklarimeve, qeveria e ardhshme nuk mund të formohet pa Listën Serbe. Ai shton se është obligim kushtetues që subjekti më i madh politik që i përfaqëson komunitetin serb të jetë pjese e ekzekutivit. Madje, Hasani thotë se mosinkuadrimi i Listës Serbe në Qeverinë Kurti, mund ta destabilizojë vendin, ndërsa nuk përjashton edhe ndarjen e veriut.

“Sipas Kushtetutës ajo nuk është e mundur. Kosova ka demokraci konstitucionale e cila ekziston ën Qipro, Afrikë të Jugut, Liban, Bosnjë, ku ndarja e pushtetit përmes vijave etnike, fetare, gjuhësore, është e saktë, e qartë, e përpjesëtuar dhe e fiksuar në norma kushtetuese, përkatësisht në rregullat e lojës politike të cilët aktorët duhet zbatojnë. Në këtë kuptim as Albini, as askush nuk mund të vendosë për fatin dhe përfaqësimin e serbëve lokalë, boshnjakëve, turqve dhe të askujt. Ai është koalicion kushtetues të cilit t’i duhesh t’i nënshtrohesh nëse nuk dëshiron të krijosh probleme serioze politike në Kosovë, të cilat nëse shkohet me këtë logjikë, unë jam shumë i sigurt që qon edhe në legjitimimin e ndarjes së Kosovës. Nëse shkohet me këtë logjikën e përjashtimin të komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera, atëherë jo që është antikushtetuese, por ajo domosdo qon edhe në realizime etnike territoriale, të cilat mund t’i kushtojnë Kosovës. Kështu është në Kushtetutë dhe ajo duhet të respektohet”, thotë ish-kreu i Kushtetueses.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …